Sfida me Izraelin, Giresse: Objektivi i Kosovës, kualifikimi në Europian

Sfida me Izraelin, Giresse: Objektivi i Kosovës, kualifikimi në Europian

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Izraelin.

Sipas Giresse, gjasat për kualifikim te Kosova, nuk varen vetëm nga ndeshja me Izraelin. Ai tha se objektivi është kualifikimi në Europian dhe skuadra duhet të angazhohen maksimalisht.

Të gjithë lojtarët janë gati dhe kanë parasysh rëndësinë e duelit. Nuk kemi të lënduar, të gjithë janë në formë të mirë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin nga vetja.

Gjasat e Kosovës për kualifikim nuk varen vetëm nga ndeshja me Izraelin, por edhe nga ndeshjet tjera dhe angazhimi i lojtarëve. Nëse angazhohemi shumë jo vetëm në këtë ndeshje por edhe në të tjerat, atëherë mund ta arrijmë synimin që e kemi në këto kualifikime dhe të jemi në Evropian.

Të gjithë lojtarët janë të rrezikshëm te Izraeli dhe ky është një fakt që nuk mund të nënvlerësohet, pasi nuk është vetëm Manor Solomon. Ne jemi këtu për të luajtur lojën tonë dhe jemi të përqendruar maksimalisht. Synimi është të bëjmë më të mirën, të fitojmë dhe të vazhdojmë tutje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy