Ndahet nga jeta rekordmenia e atletikës, Liri Dume

Ndahet nga jeta rekordmenia e atletikës, Liri Dume

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare Liri Dume, një talent i rrallë i atletikës shqiptare. Dume, e para atlete që kaloi kufirin e 5 metrave në kërcim së gjati, është ndarë nga jeta në SHBA, të martën e kaluar, më 24 dhjetor.

E lindur në Tiranë, më 20 gusht 1942, Liri (Dume) Nase ka kryer studimet në shkollën e fizkulturës “Vojo Kushi” në vitin 1958, duke nisur kështu një karrierë të suksesshme në fushën e atletikës, ku theu disa rekorde.

Liri Dume ka qenë e para atlete që kaloi kufirin e 5 metrave në kërcim së gjati. Në disa gara zyrtare që u zhvilluan në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” të kryeqytetit, Liri Dume, në atë kohë atlete e “17 Nëntorit”, kaloi rekordin kombëtar të kërcimit së gjati nga 4.97 m në 5.07 m, duke u kthyer kështu në të parën atlete femër në Shqipëri që kalon kufirin e 5 metërshit në kërcim së gjati.

Suksesi i saj dhe rekordet në kërcimin së gjati nisën në vitin 1960, në stadiumin “Vojo Kushi”, Shkodër, ku Dume theu rekordin kombëtar nga 4.83 m në 4.95 m. Ky do të ishte i pari në listën e rekordeve të njëpasnjëshme të saj.

Por në botën e sportit, Liri Dumes ka dhënë kontribut edhe në mësimdhënie. Ajo ka punuar si mësuese e edukimit fizik në Tiranë, në shkollat “Sabaudin Gabrani”, “Petro Nini Luarasi”, “Skënder Çaçi”, si dhe në shkollën “Ptoleme Xhuvani” në Elbasan, duke i ushqyer brezat e rinj me të njëjtën dashuri për sportin.

Krahas punës, Liri Dume ka qenë pjesëtare e ekipit të atletikës në klubin “17 Nëntori” në Tiranë, ku ka arritur majat e karrierës. Ka qenë disa herë kampione dhe rekordmene kombëtare në garat e kërcim së gjati. Dume punoi si mësuese e edukimit fizik deri në kohën kur u largua për në Shtetet e Bashkuara në vitin 1993.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy