Barazimi në Kukës, Abilaliaj: I kënaqur me pjesën e parë, nuk kam parë që loja të mbyllet kështu

Barazimi në Kukës, Abilaliaj: I kënaqur me pjesën e parë, nuk kam parë që loja të mbyllet kështu

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij barazoi 1-1 ndaj Kukësit.

Abilaliaj deklaroi se është i kënaqur me atë që ekipi tregoi në pjesën e parë, ndërsa deklaroi se nuk kishte parë ndonjëherë që ndeshja të mbyllej ashtu si në Kukës.

Nuk i konkretizuam rastet për të marrë tre pikëshin. Kjo gjë na dëmton. Penalltia në fund. Bie shtyllë, por nuk kisha parë që të mbyllej loja në këtë farë mënyre.

Zakonisht ne i paracaktomë tre goditës, por nuk mund të goditësh penalltinë në kushte të tilla. Ajo ndikoj te gjendja psikologjike e Muratajt. Njerëzit janë të zgjedhur, por i vetmi që ishte gati për të goditur ishte Murataj.

Forcuam akoma më shumë mesfushën me forcën dinamike. Pjesën e parë isha shumë i kënaqur. Sa u ambientuam me kushtet e lojës, në momentin tjetër na dhanë shumë frymëmarrje me Mensah me Taipin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy