"Avioni po shkatërrohet. Kam frikë". Zbulohen mesazhet e fundit të Emiliano Sala, asnjë shpresë për gjetjen e lojtarit të humbur

"Avioni po shkatërrohet. Kam frikë". Zbulohen mesazhet e fundit të Emiliano Sala, asnjë shpresë për gjetjen e lojtarit të humbur

Nuk ka asnjë shpresë për gjetjen e futbollistit të zhdukur Emiliano Sala, tha një oficier i ekipit të kërkim-shpëtimit.

Sulmuesi argjentinas, dhe një pilot, ishin në bordin e avionit që humbi kontaktin jashtë Alderney në Ishujt e Kanalis të hënën natën.

John Fitzgerald, shefi i shërbimit të Channel Islands Air Search, tha se "edhe personi më i përshtatshëm" do të jetonte vetëm disa orë në ujë.

Kërkimet për avionin e zhdukur rifilluan të mërkurën.

28-vjeçari raportohet se i dërgoi një mesazh audio familjarëve të tij në WhatsApp, duke i thënë se ishte "i frikësuar".

Mediat argjentinase raportojnë se futbollisti tha: "Jam në një aeroplan që duket sikur do rrëzohet."

Prej orës lokale 11:30 të mërkurën, Policia e Guernsey  tha se ishin tre aeroplanë dhe një helikopter që po kërkojnë për gjurmët e aeroplanit Piper Malibu.

Futbollisti, humbi kontaktet 36 orë më parë dhe nuk është gjendur ende, pavarësisht përpjekjeve intensive të polumbarëve dhe policisë britanike. 

Argjentinasi ndodhej në bordin e një aeroplani privat sëbashku me pilotin, i identifikuar si Dave Ibbotson. 60 vjeçari britanik ishte komanduar nga drejtuesit e klubit të ri të Sala, Cardiff City për shoqërimin e sulmuesit drejt Uellsit. 

Por, fati desh që udhëtimi i Sala drejt Mbretërisë së Bashkuar të ishte i hidhur, dhe madje i mistershëm. Kështu, mediat britanike, në bashkëpunim me forcat e rendit kanë konfirmuar se në mjetin fluturues, i cili humbi kontaktet me kullën e kontrollit shumë pranë Kanalit Anglez, ndodheshin vetëm dy persona, duke hedhur poshtë raportet për një person të tretë. 

Ibbotson ishte nga Lincolnshire Veriore, ndërsa ishte babai i tre fëmijëve. Ai ishte ngarkuar me detyrën për të dërguar Sala në Nantes për të përshëndetur shokët e ekipit, përpara se të kalonte në radhët e Cardiff City, skuadër që kishte shpenzuar plot 15 milion paund për kartonin e lojtarit.

Por ish e dashura e Emiliano Sala thotë se mafia e futbollit ka gisht në zhdukjen e tij.

Berenice Schkair u shpreh se zemra e saj është thyer dhe është shkatërruar, pasi dëgjoi se avioni i futbollistit ishte zhdukur gjatë udhëtimit të tij drejt Cardiff.

27-vjeçarja tha se ndjen dhimbje, frikë dhe zemërim për ngjarjen.

Në një postim në mediat sociale, ajo shkroi: "Dua që kur të zgjohem e gjitha kjo të jetë një gënjeshtër. Ju lutem hetojeni sepse nuk besoj se është një aksident."

Ndërsa shtoi në një postim tjetër: "Hetoni mafien e futbollit sepse nuk besoj se kjo ishte një aksident".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy