Douglas Luiz, transferohet tek Juventusi

Douglas Luiz, transferohet tek Juventusi

Në orët e fundit Juventusi ka arritur një objektiv shumë të rëndësishëm në merkato.

Douglas Luiz i Aston Villas është bërë pjesë e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’, lajm i raportuar nga specialist Fabrizio Romano.

Juventinët kanë investuar 28 milionë euro për brazilianin, përfshirë edhe lojtarët Enzo Barrenechea dhe Iling Junior.

26 vjeçari ka spikatur me londinezët në mesfushë për sa i përket organizimit të lojës, i aftë në rikuperimin e topave dhe i shpejtë, tejet i rrezikshëm në duelet një kundra një.

 

Drupal Ad

 

 

 

Tek ish rekordmenët e Serisë A priten shumë ndryshime gjatë verës, të cilët do të drejtohen nga Thiago Motta duke filluar nga sezoni vijues, i cili bëri historinë me Bolognan duke e kualifikuar për në fazën e grupeve të Champions Leagues.

Ndërkohë, ‘’ Los Villanos ‘’ jo vetëm do të përfitojnë në aspektin ekonomik por do të përforcohen me dy lojtarë shumë premtues, të cilët do të drejtohen nga një trainer ekspert si Unay Emery.

Ambicjet e bardhezinvje dihen tashmë, të cilët në të kaluarën për sa i përket Italisë bënë ligjin por surprizat janë pjesë e paevitushme e futbollit, një ndër sportet më të ndjekur në botë.

Ishi i Gironas prej pesë sezonesh aktivizohet në rradhët e Aston Villas, një rival shumë cilësor në kampionatin anglez, e cila do të përfaqësohet edhe në Champions League në sezonin vijues.

10 gola në 53 sfida është kontributi i lojtarit të lindur në Rio de Janeiro në të kaluarin, i padiskutueshëm në 11-shen e spanjollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy