Baku: Nuk e diskutoj kalimin e grupit, Shqipëria fiton Europianin (VIDEO)

Baku: Nuk e diskutoj kalimin e grupit, Shqipëria fiton Europianin (VIDEO)

Gazetari Ervin Baku, i qëndron mendimit të tij, se Shqipëria do të fitojë Europianin e Gjermanisë.

Në edicionin e lajmeve në MCN, Baku deklaroi se kalimi i grupit as nuk diskutohet.

Drupal Ad

 

 

 

 

Unë kam bërë një deklaratë të çmendur, ku thashë që Shqipëria do fitojë Europianin. Atë që bëri Greqia në 2004, do e bëjë Shqipëria. Futbolli nuk është shkencë ekzakte, pse jo?!

Ne nuk jemi as Argjentina dhe as Portugalia, por kemi shanset tona. Nuk shkojmë atje për turizëm. Nuk e diskutoj fare që do e kalojmë grupin. Kjo kombëtare na ka bërë që të mos jemi tifozë me gjermani, Francë apo të tjerë, por të jemi me kombëtaren tonë.

Lojtarët janë rritur jashtë dhe nuk kanë ndjenjë kompleksiteti. Askush nuk e priste që të kualifikoheshim pas atij grupi në eliminatore. Parashikimi im, është shumë i çmendur, por gjithçka kalon nga ëndrrat dhe unë jam një optimist i pandreqshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy