
Momentalisht Arsenali po përjeton një moment disi të vështirë.
‘’ Topchinjtë ‘’ fatkeqësisht nuk i kanë të gatshëm të gjithë lojtarët dhe Mikel Arteta vijon i përqëndruar në merkaton dimërore.
Mungesat e Bukayo Sakas, Ethan Nwanerit dhe Gabriel Jesus kanë ndikuar në rendimentin jo të mirë të fazës ofensive dhe numri një i stolit tashmë e ka deklaruar objektivin e rradhës.
Eshtë Kingsley Koman elementi që po e impresionon ish mesfushorin e londinezëve, sipas ‘’ Football Insider ‘’.

28 vjeçari prej vitesh është pjesë e Bayern Munchenit, skuadër të cilës i ka dhënë shumë avantazhe në metrat e fundit.
Në verën e kaluar për ishi-n e Juventusit u interesua edhe Barcelona, i cili duhet theksuar se nuk është titullar i padiskutueshëm në 11-shen e Vincent Kompany-s.
Ky fakt gjithsesi meriton të merret në konsideratë, pavarësisht rëndësisë tek gjigandët e Bundesligës dhe jo vetëm.
Arsenali mbetet një ekip tejet cilësor, i cili ka patur një progres evident nën drejtimin e ish mesfushorit spanjoll dhe ndoshta gjatë merkatos së ardhshme do të jetë më afër arritjes së objektivave.



