
Ajo që ndodhi në javën e fundit në kampionatin argjentinas të futbollit, mund të quhet si skenë filmash.
Për herë të parë në histori, Boca Juniors fiton titullin kampion me ndihëm e rivalëve të përjetshëm, River Plate.
Para ndeshjeve të fundit, Boca Juniors kryesonte me 51 pikë dhe përballeshin me Independiente, ndërsa Racin e vendit të dytë me 50 pikë, përballej me River Plate.
Fundi ishte me të vërtetë dramatik, pasi Boca barazoi 2-2, duke i dhënë një asist Racing, që në rast fitoreje të merrnin titullin kampion.
Racing e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh ndaj River Plate, me Rojas në minutën e 56-të. Miqtë barazuan shifrat në minutën e 80-të me Broja, duke e bërë fundin të zjarrtë.
Në minutën e 90-të, Racing ka shansin e artë për të shënuar golin e fitores, që do iu jepte edhe titullin kampion. Arbitri akordon penallti, duke bërë që stadiumi të shpërthejë në festë. 11-metërshin e merr përsipër Galvan, i cili me gjuajtjen e tij, gabon dhe humb mundësinë për tu bërë hero.
Racing nuk ndalet dhe hidhet në sulm duke kërkuar me ngulm golin e fitores, duke lënë hapësira prapa, ku përfiton River Plate, që me kundërsulm shënon të dytin në minutën e 96-të.
Me këtë rezultat, titullin kampion e fitoi Boca Juniors, por tifozët e River Plate shpërthyen ndaj lojtarëve të tyre, duke ditur rivalitetin e madh mes dy klubeve.
Një skenë e rrallë, të cilët nuk e shikojmë shpesh në futboll!



