
Kasper Schmeichel është larguar zyrtarisht nga Leicester City, pas plot 11 vitesh si pjesë e skuadrës angleze.
Portieri është larguar nga Premier League dhe do të vazhdojë karrierën e tij në Ligue 1 në Francë.
Lojtari është transferuar te Nice, me të cilët ka firmosur për tre sezone. Portieri danez iu bashkua Leicesterit në vitin 2011 dhe nga ajo kohë ai është bërë një legjendë e klubit, me 478 paraqitje, duke ndihmuar klubin të fitonte titullin e Premier League në vitin 2016.



