Memushi: Jemi të mërzitur për barazimin, skuadra luajti shumë mirë

Memushi: Jemi të mërzitur për barazimin, skuadra luajti shumë mirë

Trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi, foli për MCN TV, pas barazimit pa gola ndaj Apolonisë.

Tekniku i vlonjatëve u shfaq i mërzitur, ndërsa deklaroi se skuadra për pjesën më të madhe të lojës, luajti shumë mirë.

Flamurtari e ka detyre shtëpie fitoren në fushën e tij, jemi të mërzitur, totalisht të mërzitur. Megjithatë, dua të falënderoj skuadrën për shpirtin. I kërkuam skuadrës para këtij takimi që të nxjerrë gjendjen e saj më të mirë se kemi konkurrent direkt që mund të përplasemi në “play off”.

Mendoj se skuadra në pjesën e madhe ka luajtur shumë mirë, kemi krijuar raste të pastra në pjesën e parë që mund të shihnim takim tjetër. Pa hequr meritën e kundërshtarit, në futboll është ligji i pashkruar që po nuk shënove do pësosh dhe ne jemi rrezikuar seriozisht në dy episode.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy