4 lojtarët e panegociueshëm të Realit

4 lojtarët e panegociueshëm të Realit

 Projekti i ’ Los Blancos ‘’ drejt rikthimit tek suksesi po  vijon në rrugë të mbarë.  Edhe pse si çdo klub tjetër ka nevojë për ndryshime  Zinedine Zidane ka evidentuar elementët e të ardhmes tek spanjollët . Për trainerin francez janë 4 lojtarë që konsiderohen të pashitshëm  sepse besimi i depozituar në talentin dhe kontributin e dhënë është shumë i madh .  Sipas prestigjozes  ‘’ Marca ‘’  Rodrygo Goes , Martin Odegaard , Vinicius Junior dhe Fede Valverde janë rrënjosur thellë në mëndjen e të ashtuquajturit ‘’ Zizou ‘’ i cili ka deklaruar  se kualiteti i tyre do të jetë padyshim suksesi i të ardhmes së kryeqytetasve .  Në kampin madrilen nuk ndalet së menduari se  këto komponentë do të shëndërrohen në lider të reparteve respektive dhe do ta pasurojnë lojën e gjigandëve të Primera Division në funksion të titujve të pretenduar . 

Niveli i lartë i lojës së shfaqur  ia ka impulsuar imagjinatën teknikut 48 vjeçar për zbulimin e  koncepteve  dhe varianteve  të reja për ndeshjet e mbetura të sezonit për ti parashtruar rrugën rikthimit tek fitimi i trofeve .   Ofertave në drejtim të yjeve të ‘’ Los Merengues ‘’   drejtuesit e tyre ia kanë mbyllur përfundimisht derën  sepse projekti afatgjatë i dizenjuar nga krerët e klubit  mbetet asi nën mëngë i Real Madridit për të konkretizuar ëndërrën në sirtar .  Fare pak javë për përfundimin e tij ‘’ Galaktikët ‘’ do të luajnë sezonin në ndeshje kyçe si në Primera Division ashtu edhe në Uefa Champions League sepse do të tregojnë muskujt kundër Chelseat në dy gjysëmfinale që parashikohet se do të rezultojnë të ashpra dhe surprizuese .

Një aspekt që  në plan të parë e lë disi  të qetë Real Madridin është eksperienca e madhe në këtë kompeticion që konsiderohet i preferuari i ish mesfushorit të kombëtares ‘’ Trikolor ‘’  sepse numëron 3 tituj . Gjasat e daljes fitimtarë janë të shumta por nuk do të jetë aspak e lehtë sepse edhe londinezët shquhen si një kockë e fortë  sidomos në faza të tilla që konsiderohen finale të parakohshme .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy