
Rikthimi pas 11 vitesh në Serinë A për Jose Mourinhon ka rezultuar i qëlluar në shenjë sepse portugezi po e kupton filozofinë e lojës së Romës dhe gjithashtu sepse do të drejtojë përsëri në një kampionat ku ka shijuar shumë suksese . Megjithatë duke qenë se karakterizohet si një personazh tepër këmbngulës , luzitani i ka kërkuar drejtuesve edhe dy transferime për të kompletuar skuadrën .
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ ‘’ The Special One ‘’ mendon se ‘’ Verdhekuqëve ‘’ i nevojitet një mesfushor me tipare mbrojtëse për faktin se italianët kanë çeduar paksa në këtë pozicion pavarësisht rezultateve pozitive dhe gjithashtu një anësor polivalent për ti krijuar alternativat e përshtatshme dhe qetësinë e duhur 58 vjeçarit gjatë ndeshjeve .
Në lidhje me kërkesën e dytë në fokus është vënë Diogo Dalot i cili i ka kërkuar drejtuesve të ‘’ The Red Devilsave ‘’ largimin nga magjiku ‘’ Old Trafford ‘’ gjatë merkatos së janarit për faktin se nuk e ka shijuar në maksimum eksperiencën me 20 herë kampionët e Premier Leagues . Pavarësisht periudhës së vështirë në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ vlerat e tij mbeten të padiskutueshme dhe këtë fakt e përforcon kërkesa e një ndër trainerëve më të suksesshëm .
Lëvizjet e ‘’ Mou ‘’ janë një sinjal për kundërshtarët direkt të Romës në Itali dhe në Europë se duhet të jenë vigjilentë për arsye se e ka vërtetuar edhe në të kaluarën se mund të mposhtë çdo kundërshtar .



