Derbi Dinamo City-Tirana, zbulohen formacionet e dy ekipeve

Derbi Dinamo City-Tirana, zbulohen formacionet e dy ekipeve

Duke filluar nga ora 20:00, do të luhet derbi mes Dinamo City dhe Tiranës, sfidë kjo e cila do të transmetohet në MCN TV.

Në stadiumin “Elbasan Arena”, pritet një përballje interesante nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Tirana e nis sezonin me objektiva madhorë, siç është titulli kampion, ndërsa Dinamo City rikthehet në Superiore dhe ndryshimet kanë qenë të shumta, në çdo drejtim.

Pak minuta para sfidës, dy trajnerët, Di Biagio dhe Shehi, kanë zbuluar formacionet zyrtare të dy skuadrave.

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Rexhepi, Prodani, Marku, Hoxha, Behiratche, Lorran, Krasniqi, Denisson, Zabërgja, Vila, Kaçorri.

TIRANA: Lika: Najdovski, Haxhiu, Përgjoni, Hoxhallari, Jonuzi, Hila, Lushkja, Latifi, Abazaj, Kaina.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy