
Është mbyllu në barazim sfida mes Atalantës dhe Milanit, e vlefshme për javën e dytë në Serie A.
Skuadra nga Bergamo kaloi e para në avantazh me Malinovsky, i cili shënoi në minutën e 29-të, duke bërë që të shpërthejë festa në stadium.
Milani u hodh në sulm, duke kërkuar me ngulm golin e barazimit, të cilin e gjetën në minutën e 68-të me Bennacer. Kuqezinjtë kishin edhe raste të tjera për shënim, por nuk ia dolën ta dërgojnë dot topin në rrjetë.



