Barcelona vijon insistimin për Lewandowskin

Barcelona vijon insistimin për Lewandowskin

   Barcelona në këto kohë po mundohet medoeomos që të arrijë me shpejtësi akordet për ti hapur rrugën një sezoni me objektivin e ripozicionimit si një ekip i suksesshëm.

Robert Lewandowski është shëndërrruar në kryefjalën e përditshmërisë në lidhje me sulmin dhe drejtuesit duan ti shkojnë kësaj historie deri në fund. 

Sipas zërave të fundit , të raportuara nga e përditshmja ‘ Sport ‘  , bavarezët kanë përcaktuar 40 milionë euro për largimin e polakut nga ‘’ Allianz Arena ‘’ , shifër që mund të përballohet nga xhepat e Joan Laportas , interes të cilit i bashkohet dëshira e golashënuesit për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’.

Ecuria e gjermanëve ka vënë në dyshim qëndrimin e disa komponentëve të rëndësishëm , ndër të cilët përfshihet traineri Julian Nagelsmann i cili gaboi në ndeshjen kundër Villarealit duke rikthyer Bayernin në shtëpi kundër çdo parashikimi dhe drejtuesit kanë reaguar menjëherë duke i treguar daljen ishi-t të Leipzigut.

Prioriteti i Barcelonës para disa kohësh ishte Erling Haaland , por peticioni i Borussia Dortmundit ka shkaktuar tërheqjen e ‘’ Los Cules ‘’ dhe për norvegjezin po duelojnë fort Real Madridi dhe Manchester City .

Ishi i ‘’ Verdhezinjve ‘’  mbetet një opsion shumë favorizues duke marrë në konsideratë  arritjet me gjigandët e Bundesligës dhe në Katalunjë besohet fuqishëm se në fund do të predominojë lumturia.

Barcelona ka formuar një ekip shumë simpatik , me një trainer me një eksperiencë të konsiderueshme si Xavi Hernandez por gjithsesi duhet kohë për tu afruar me sukseset dhe ky sezon i ka shërbyer për të reflektuar dhe kuptuar se duhet të jesh i durueshëm dhe të ulësh kokën për të punuar më fort në vazhdimësi pavarësisht se për  ‘’ Blaugranët ‘’ suksesi është i domosdoshëm në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy