
Gazetari Pano Xhixho, komentoi shkarkimin e trajnerit Diego Longo, nga drejtimi i Teutës.
Xhixho tha në emisionin “Skaner” në MCN TV, se dy humbjet ndaj Laçit dhe Vllaznisë, sollën shkarkimin e trajnerit, ndërsa shtoi se nuk është parë asnjë skuadër që të shthuret ashtu si Teuta ndaj kurbinasve.
Largohet Longo dhe të dimë kush ka të drejtë, duhet të dimë se çfarë ka ndodhur gjatë javëve te Tetua. Nga njëra anë mund të thuhet mungesë rezultatesh, por nuk dimë se çfarë ndodhte në dhomat e zhveshjes, sa e ndiqnin lojtarët.
Teuta nuk ka dhënë ato që pritej në këtë kampionat. Nuk kemi parë asnjë skuadër të shthuret ashtu si Teuta ndaj Laçit. Humbja me Laçin dhe Vllazninë, ndoshta janë rezultatet që mund të kenë detyruar presidentin për të larguar Longo.
Në këto javë është edhe evidentimi i lojtarëve të rinj, si Longo., Teuta ka fituar 2-3 lojtarë që do e ndihmojnë në të ardhmen.
Ne marrim nga jashtë, që të sjellin diçka më shumë se këta që janë këtu.



