Pochettino, favorit për të marrë drejtimin e Chelsea

Pochettino, favorit për të marrë drejtimin e Chelsea

Chelsea po kalon një sezon më vështirësi të mëdha, teksa me shumë mundësi për sezonin e ardhshëm do të jenë jashtë kupave të Europës.

Aktualisht skuadra drejtohet nga trajneri Frank Lampard, por ky i fundit do të largohet në verë. Drejtuesit kanë nisur nga puna për trajnerin e ri dhe alternativat nuk mungojnë.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, favorit për të marrë drejtimin e londinezëve është trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino.

Ky i fundit është i papunë, teksa e njeh mirë kampionatin, pasi në të kaluarën ka drejtuar Tottenham në Premier League.  Përveç Pochettino, emra si Luis Enrique apo Julian Nagelsmann janë përfolur për stolin e “Bluve të Londrës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy