Alexandre Lacazette, njoftoi largimin nga Arsenali pak ditë më parë dhe nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re.
Sulmuesi francez, është zyrtarizuar ditën e sotme te skuadra e Lyon. Bëhet fjalë për një rikthim, pasi Lacazette, ka qenë pjesë e Lyon edhe para 5 viteve.
Palët kanë nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2025. 31-vjeçari, në 206 ndeshje të zhvilluara me Arsenalin, arriti të shënojë 71 gola, ndërsa tashmë do të kërkojë shkëlqimin edhe me Lyon në Francë.



