Shehi: Ndaj Dinamos duhet përqendrim maksimal, me bllokimin e merkatos merret klubi

Shehi: Ndaj Dinamos duhet përqendrim maksimal, me bllokimin e merkatos merret klubi

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Dinamos ditën e nesërme në Kupën e Shqipërisë. Për këtë sfidë, Shehi tha se skuadra e tij duhet të ketë përqendrim maksimal, pasi Dinamo mund të hapë probleme.

Më tej ai foli edhe për bllokimin e merkatos, për të cilin tha se nuk është një problem i madh dhe me të merret klubi.

Shehi tha se ka një ngjeshje të kalendarit dhe nuk do të dëshironte që ndeshja e radhës në kampionat me Dinamon të zhvillohej të dielën.

“Dinamo ka histori dhe cilësi, ka lojtarë që mund të bëjnë dëm, kështu që ky derbi kërkon përqendrim maksimal nga ana jonë.

Mbyllja e merkatos? Me merkaton merret klubi dhe nuk mundoj se është problem i madh, sepse tani nuk jemi në prag merkatoje. Është një problem që zgjidhet. Për mua problemi më i madh është dëmtimi i Ismajlgecit. Kemi mungesë Tolin dhe Ngoonë për shkak kartonësh, ndaj mungesa e Ismailgecit na dëmton shumë.

Nuk mendoj se ka vend për eufori sepse janë luajtur vetëm shtatë javë. Na presin edhe 29 të tjera plus ndeshjet e Kupës. Kurrsesi nuk duhet të biem pre e euforisë. Jemi me mendimin që po bëjmë paraqitje të mira dhe kështu duhet të vazhdojmë. Më pas ka edhe 29 javë dhe sigurisht që nuk ka vend për eufori. Duhet të luajmë me impenjim dhe dëshirë maksimale, të shfaqim seriozitet në stërvitje dhe në fushë.

Kemi pasur një ngjeshje kalendari dhe personalisht do të doja që ndeshjen e radhës në kampionat ta luanim të dielën, por nuk kemi çfarë bëjmë. Do të mundohemi të bëjmë ndonjë ndryshim, por pa prishur strukturën e skuadrës.

Ismajlgecin po e lëmë të rikuperohet plotësisht, pasi ai është një nga mbrojtësit më të mirë në Shqipëri dhe besoj që ky do të jetë viti i tij, për të bërë edhe atë hapin e madh në karrierë.”, u shpreh Shehi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy