Reali drejt rinovimit me Kubo

Reali drejt rinovimit me Kubo

Huazimet  e shpeshta të Takefusa Kubos duket sikur do të jenë një histori që do të përfundojë shumë shpejt . Real Madridi është drejt një marrëveshje me japonezin për rinovimin e kontratës  për arsye se ka treguar një nivel për tu patur zili tek Mallorca .

Ideja e kryeqytetasve është ti japin shansin për të treguar vlerat tek një ekip i  dorës  së dytë si  Mallorca me objektivin e pasjes më tepër minuta aktivizimi  dhe pas këtij sezoni ta rikthejnë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , aty ku do të vihej nën urdhërat e një gjigandi të trainingut siç është Carlo Ancelotti.  

Sipas As mbërritja e mundshme e   Kylian Mbappes në merkaton verore do ta mbipopullonte krahun e djathtë të ofensivës  dhe shansi i vetëm për 20 vjeçarin do të ishte spostimi në mesfushë .  Megjithatë kjo çështje është akoma në shqyrtim e sipër por duhet evidentuar se gjithçka  është në favor të Takefusa Kubos  .  Duke patur parasysh progresin e japonezit   , drejtuesit e ‘’ Merengues ‘’ po mendojnë seriozisht rinovimin e kontratës  deri në 30 qershorin e 2024-tës pasi janë të bindur se do të shëndërrohet në një lojtar përcaktues në të ardhmen .

Patjetër që nëse fati do të jetë në anën e tij do të theksonte një privilegj për Takefusa Kubon sepse të përfaqësosh Real Madridin në një moshë kaq të re flet për një lojtar me një nivel të shkëlqyer  .

Me ‘’ Los Bermellones ‘’ ishi i Getafes deri më tani është aktivizuar  në 6 sfida dhe interesi i Real Madridit jep  për të kuptuar se ka bërë një punë të voluminoze  me një skuadër e cila ka notuar gjithmonë në ujërat e mesit të tabelës .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy