Jose Mourinho refuzon Al-Hilal

Jose Mourinho refuzon Al-Hilal

Pavarësisht ofertës së bujshme nga Al -Hilal , Jose Mourinho do të qëndrojë tek Roma , të paktën edhe për sezonin vijues. 30 milionë eurot në sezon të ofruara nga arabët janë refuzuar nga portugezi, i cili mendon se ‘’ Verdhekuqtë ‘’ e kanë potencialin për të fituar përsëri trofe të rëndësishëm në të ardhmen . Pas fitimit të Conference Leagues në 2022-shin dhe finales së humbur kundër Sevillas në Europa League, ‘’ The Special One ‘’ ka vendosur ti qëndrojë besnik kryeqytetasve, të cilët do të përfaqësohen në kompeticionin e dytë europian për nga rëndësia në sezonin vijues. Sipas Fabrizio Romanos , pritet që 60 vjeçari të negociojë zgjatjen e kontratës , e cila përfundon në 2024-tën, hap që do të varet nga performanca e nxënësve të tij në vijimësi. Deri më tani , Roma ka transferuar Houssem Aouar dhe Evan N’Dicka me parametër zero por gjatë merkatos së verës priten të tjerë transferime në të famshmin ‘’ Olimpico ‘’. Falë ishi-t të Portos , Chelseat , Interit , Real Madridit dhe Manchester United, Roma arriti për të parën herë në historinë e saj fitimin e një kompeticioni europian, skuadër e cila do të tentojë të pasurojë vitrinën në vijimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy