
Problemet e kohëve të fundit të Alejandro Garnachos në lidhje me rendimentin e kanë lënë të pakënaqur trainerin Ruben Amorim.
Portugezi e ka marrë menjëherë vendimin mbi spanjollin, i cili nuk e konsideron pjesë të Manchester United referuar vijimësisë.
Mirëpo për lojtarë të tillë gjithmonë shfaqet një dritë në fund të tunelit pasi cilësitë nuk mund ti vihen në diskutim.
Mungesa e disiplinës është një ndër arsyet që ka provokuar mosmarrëveshje me numrin një të stolit dhe këto situata tek një ekip si ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ nuk tolerohen.
Për 20 vjeçarin ka menduar Napoli sepse traineri Antonio Conte e konsideron një vlerë të shtuar për metrat e fundit.

Bardhekaltërit shquhen si një ekip tejet kompetitiv, sidomos në Itali dhe një eksperiencë e re në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ mund t’ia ndryshojë karrierën Alejandro Garnachos.
Talenti nga Madridi shquhet për teknikën dhe shpejtësinë, dy elementë të cilët i kanë vënë në siklet kundërshtarët, edhe pse tek një ekip si 20 herë kampionët e Premier Leagues presioni është shumë i madh.
Merkatoja e verës do të jetë determinante për të ardhmen e Alejandro Garanchos, i cili po zhvillon sezonin e katërt në të ashtuquajturin ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
35 sfidat e deritanishme janë shoqëruar me 8 gola dhe 7 asiste por fatkeqësisht me një nivel të dobët loje dhe drejtuesit e ish fituesve të Scudetttos do të tentojnë të përfitojnë nga kjo situatë.



