
Arsenal është fituesi i Superkupës së Anglisë pasi mposhti me penallti Liverpool-in kampion të Premier League.
90 minutat në ‘Wembley’ u mbyllën me rezultatin 1-1, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive ‘topçinjtë’ e drejtuar nga Arteta ishin më të saktë, pasi fituan 5-4. Autori i penalltisë së vetme të gabuar nga Liverpool ishte Breëster.
Përsa i përket lojës së rregullt fillimisht ishte Arsenal që kaloi i pari në avantazh falë sulmuesit Aubameyang që realizoi në minutën e 12, ndërsa për ekipin e drejtuar nga Kloop barazoi Minamino.



