
Humbja në Torino në ndeshjen e dytë kundër Benfikës e ka agravuar situatën e Juventusit në Uefa Champions League duke vënë njëkohësisht në pikpyetje kualifikimin për në fazën tjetër.
Kjo disfatë i faturohet Massimiliano Allegrit , i cili në etapën e dytë tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nuk ka arritur të shkëlqejë si përpara disa sezoneve .
Pas këtij dështimi kanë filluar të qarkullojnë zërat në ‘’ Allianz Stadium ‘’ për një largim të mundshëm të 55 vjeçarit , ekipi i të cilit është ende larg faktit të të qënit i denjë për të matur forcat me më të mirët e Europës.
Situata delikate mund ta dërgojë Juventusin drejt një eleminimi të paparashikuar në fazën e grupeve pavarësisht se është ende herët dhe gjthmonë torinezët e kanë treguar forcën në momente të vështira .
Gjithsesi kalkulimet kanë filluar të bëhen nga drejtuesit e italianëve të cilët përsëri e kanë përqëndruar vëmëndjen tek Zinedine Zidane, emri i të cilit në vitet e fundit ka qenë i lidhur ngusht me ish rekordmenët e Scudetttos .
Dilema e juventinëve është nëse do të vijojnë të besojnë tek aftësitë e Massimiliano Allegrit deri në fund të sezonit ose mund t’ia hapin derën në merkaton vijuese për ti dhënë shansin një tjetër traineri dhe momentalisht ‘’ Zizou ‘’ mbetet i preferuari .
Edhe pse matematikisht është ende në lojë , Juventusin e presin sfida shumë të vështira në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube të cilat për Massimiliano Allegrin konsiderohen finale.



