
Përfundimi i kontratës në 30 qershorin vijues i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Paris St Germain për ta zgjidhur çështjen e rinovimit me Sergio Ramosin.
Pavarësisht moshës , paraqitjet e spanjollit meritojnë duartrokitje dhe francezët sipas ‘ Marcas ‘ kanë arsye të mjaftueshme për të siguruar qëndrimin e ishi-t të Real Madridit në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Sidoqoftë Christophe Galtier do ta thotë fjalën e fundit për 36 vjeçarin, i cili gjatë sezonit aktual është aktivizuar në 2900 minuta, të ndara në 36 sfida.
Transferimi i Milan Skriniar i cili tanimë është vulosur në plan të parë e linte paksa në prapavijë lojtarin nga Sevilla por ndeshjet e fundit të zhvilluara e kanë ndryshuar mendimin e numrit një të pankinës dhe bashkë me Kimpemben dhe Marquinhos do të ketë në dispozicion tre qendërmbrojtës për vijimësinë.
Prej shumë vitesh Sergio Ramos e ka treguar se mbetet një lider në fazën defensive , fillimisht tek Sevilla, më pas tek Real Madridi dhe së fundmi tek të ashtuquajturit ‘’ Les Pariziens ‘’.



