
Të gjashtë skuadrat e Premier League të përfshira në Superligën Evropiane janë tërhequr zyrtarisht nga gara.
Manchester City ishte klubi i parë që u tërhoq zyrtarisht pasi Chelsea kishte sinjalizuar se do ta bënte një gjë të tillë. Katër skuadrat e tjera - Arsenali, Liverpool, Manchester United dhe Tottenham - të gjithë kanë ndjekur shembullin e saj, raporton BBC.
Manchester City konfirmoi se ka "miratuar zyrtarisht procedurat për t'u tërhequr" nga Super League.
Manchester United tha se ata kishin "dëgjuar me kujdes reagimin nga tifozët tanë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe aktorët e tjerë kryesorë" në marrjen e vendimit të tyre për të mos marrë pjesë.
Arsenali kërkoi falje dhe tha se "kishin bërë një gabim", duke shtuar se tërhiqen pasi dëgjuan tifozët e tyre dhe "komunitetin e gjerë të futbollit".
"Gjashtëshja e madhe" e futbollit anglez ishin pjesë e një grupi, ku hynte edhe Atletico Madrid i Spanjës, Barcelona dhe Real Madrid dhe AC Milan i Italisë, Inter Milan dhe Juventus, që njoftuan planet për të formuar kampionatin e shkëputur, të cilin ata shpresonin ta krijonin si një garë mesjave.
Ai u dënua nga tifozët, autoritetet e futbollit dhe ministrat e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Evropën nga UEFA dhe shoqatat e ligave.
Rreth 1 000 tifozë u mblodhën jashtë fushës së Chelsea në Stamford Bridge para ndeshjes së tyre kundër Brighton të martën për të protestuar për përfshirjen e klubit të tyre.



