Strakosha konfirmon interesimin e Chelsea: Premier League, ëndërr që në fëmijëri

Strakosha konfirmon interesimin e Chelsea: Premier League, ëndërr që në fëmijëri

Portieri Thomas Strakosha do të vazhdojë karrierën e tij në Premier League dhe nuk ka më dyshime për të, ndonëse vetë lojtari ende nuk e ka vendosur skuadrën ku do të luajë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, portieri shqiptar, ka bërë të ditur se do të luajë në kampionatin anglez duke filluar nga sezoni tjetër, por skuadra nuk është vendosur ende.

Strakosha do të largohet nga Lazio si lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata më 30 qershor. Futbollisti 27-vjeçar ka konfirmuar gjithashtu edhe interesimin e Chelsea për të.

Jam duke u përgatitur edhe në këtë kohë që jam pa ekip. Por përgatitem më shumë se kur isha me Lazion me trajnerin tim personal.

Padyshim që Premier League është kampionati më i fortë në botë, ëndërr që kur isha fëmijë të isha pjesë e saj.

Ka trajnerë shumë të mirë, ka përgatitës atletik shumë të mirë, tifozët që e ndezin zjarr stadiumin dhe është shumë para Italisë, në shumë drejtime. Jam i nderuar që një ekip si Chelsea shfaq interesim për mua. Jo vetëm unë, por edhe familja ime.

Fulham? Cdo ekip që është pjesë e Premier League dhe që më dëshiron, unë kam respekt të madh pasi është kampionati më i fortë në botë. Kemi disa mundësi dhe po vjen momenti që unë të bëj zgjedhjen më të vështirë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy