Al Nassr e largoi, sulmuesi: Messi më i mirë se Ronaldo, u binda në stërvitje

Al Nassr e largoi, sulmuesi: Messi më i mirë se Ronaldo, u binda në stërvitje

Vincent Aboubakar, është i sakrifikuari te Al Nassr, për t’i bërë vend Ronaldos, i cili u transferua pak ditë më parë me bujë.

Klubi nga Arabia Saudite, duhej të largonte një nga lojtarët e huaj, për të regjistruar Ronaldon dhe i sakrifikuari është Aboubakar.

Kamerunasit i është ndërprerë kontrata dhe është lojtar i lirë. Pas kësaj, Aboubakar, nuk i ka kursyer thumbimet për portugezin, duke thënë se Messi është më i mirë dhe për këtë u bind pas stërvitjes.

“Gjithmonë kam menduar se Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo. Pas stërvitjes me portugezin, mund të them se kam të drejtë për këtë.”, tha sulmuesi. 

30-vjeçari mund të vazhdojë karrierën në Turqi, pasi Fenerbahçe ka shfaqur interes serioz për të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy