Gazetari sportiv, Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për situatën aktuale në Abissnet Superiore.
Ai deklaroi se me humbjen e Tiranën, u rihap kampionati, por shtoi se në ndeshjen e radhës Tirana-Laçi, mund të përfitojë Kukësi që të afrohet me kreun.
“U rihap kampionati. Ne nuk e kemi thënë kurrë që është mbyllur kampionati. E kemi thënë që Tirana është ajo që mund ta humbasë këtë kampionat. Bardheblutë kanë diçka më shumë. Vendet e fundit kanë hapur një luftë, që nuk dihet kush shpëton. Javën e ardhshme është një Tirana-Laçi dhe mund të afrohet Kukësi më shumë me kreun.”



