
Blerja e Andre Onanas ka shkaktuar mbetjen në prapavijë të Samir Handanovic duke e vënë në rrezik qëndrimin tek Interi . Zikaltërit janë në një periudhë transformimi dhe Simone Inzaghi ka si synim që të besuarit e tij të vijojnë në të njëjtin nivel si sezonin e kaluar por duke ditur që konkurrenca është shumë e ashpër , puna bëhet automatikisht më intensive.
Kontrata e sllovenit merr fund në 30 qershor dhe mosha 37 vjeçare e lidhur me rendimentin e deritanishëm ka krijuar një lloj skepticizmi në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ që mund ta dëmtojë ishi-n e Udinezes .
Simone Inzaghi është i zhgenjyer me Samir Handanovic dhe pavarësisht dëshirës së tij për të vijuar në Milano , nga drejtuesit ka filluar të mendohet seriozisht mbi këtë çështje për të evituar pendesat e mundshme në të ardhmen.
Situata në të cilën ndodhet Interi thekson se gabimet janë të patolerueshme dhe duhet të mendohet për çdo ndërhyrje në mënyrë që të vijohet në këtë rrugë që e mban ndezur shpresën për të shtuar trofetë dhe ta shtrijnë protagonizmin edhe në Champions League.
Eksperienca ndër vite sidomos në Scudetto po e mban akoma në lojë gardianin që ndiqet nga Atalanta por nga bergamaskët ende nuk ka një ofertë konkrete pasi Gian Piero Gasperini shquhet si një teknik shumë i kujdesshëm , fakt që i ka dhënë të drejtë në shumë vite me prezantimet dinjitoze në Europë dhe Itali.
Përpos dëshirës së ‘’ La Deas ‘’, Samir Handanovic tashmë e ka thëne fjalën e tij por sipas ‘ Corriere dello Sport ‘’ bie ndesh me atë të Interit sepse me paraqitjet e fundit ,të pakta janë shanset për të qëndruar .



