Momente paniku në fushën e lojës, ish-lojtari i Laçit pëson atak kardiak

Momente paniku në fushën e lojës, ish-lojtari i Laçit pëson atak kardiak

Ish-lojtari i Laçit dhe Burrelit në Shqipëri, Alban Rexhepi, ka pësuar një atak kardiak në fushën e lojës.

Sulmuesi i cili aktivizohet me Vllazninë e Pozheranit, ngjalli panik tek të gjithë ditën e djeshme në sfidën ndaj Flamurtarit në Ligën e Parë në Kosovë.

Gjatë ndeshjes në pjesën e dytë, Rexhepi pësoi një atak kardiak. Ndërhyrja e stafit mjekësor të ekipit ishte e menjëhershme dhe ia dolën ta mbajnë në jetë, për ta transportuar më pas në spital.

Pas ekzaminimeve mjekësore, u zbulua, se lojtari duhet t’i vendoset një stendë në zemër. Momentalisht gjendja shëndetësore e 26-vjeçarit është e qëndrueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy