Mikel Canka ka mbyllur aventurën e tij te Tomori, por do të vazhdojë të jetë përsëri pjesë e Kategorisë së Parë.
Teksa ka zyrtarizuar largimin nga skuadra beratase, mësohet se sulmuesi do të vazhdojë karrierën te Besa e Kavajës. Këta të fundit duan të krijojnë një skuadër konkurruese për sezonin e ri dhe kanë arritur marrëveshjen për afrimin e një lojtari që ka shkëlqyer në Kategorinë e Parë, siç është Mikel Canka.
Sulmuesi lushnjar, luajti një sezon në Berat, ku tregoi paraqitje të shkëlqyera, duke i shkuar shumë afër ngjitjes në Superiore, por që u mposhtën në “play-off” nga Kastrioti.



