“Humbje e turpshme”, Rangnick: Liverpool, 6 vite para nesh

“Humbje e turpshme”, Rangnick: Liverpool, 6 vite para nesh

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, e ka quajtur të turpshme, humbjen që skuadra e tij pësoi ndaj Liverpool në kampionat me shifrat e thella 4-0.

Gjithashtu tekniku gjerman, e pranoi se Liverpool është shumë më lart, madje shtoi se janë 6 vite para United.

Unë nuk mendoj se një formacion tjetër do të kishte ndryshuar gjë. Në pjesën e parë ne nuk ishim aty, nuk fituam dot topin e parë ose të dytë. Në pjesën e dytë ndërruam marshin me hyrjen e Sancho, patëm dy ose tre mundësi për të bërë diferencën, por goli i tretë na i preu këmbët.

Është një humbje e turpshme, zhgënjyese, ndoshta edhe poshtëruese. Ne duhet ta pranojmë se Liverpool tani është gjashtë vite përpara nesh. Kur erdhi Jurgen Klopp, pati ndryshime në klub, të cilat sollën jo vetëm ekipin, por gjithashtu klub dhe një qytet të një niveli të ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy