Sfidë gjigandësh në Premier League për Etta Eyong

Sfidë gjigandësh në Premier League për Etta Eyong

Paraqitjet e shkëlqyera të Etta Eyong në sezonin aktual me Levanten po i sigurojnë pretendentë cilësorë me kalimin e kohës. 

Pikërisht në Premier League do të zhvillohet një sfidë titanësh për 21 vjeçarin midis Chelseat, Manchester United dhe Tottenham Hotspurit. 

Me moshën mbi supe afrikani ka treguar shumë profesionalizëm në një ligë kompetitive siç është ajo spanjolle, edhe pse me një ekip mesatar. 

Në të shkuarën drejtuesit e Levantes arritën blerjen e kartonit të Etta Eyong për afro 3 milionë euro i cili ka firmosur një kontratë deri në 2029-tën.

 Duke iu referuar pretendentëve qëndrimi tek kuq e blutë vijon në pikpyetje, i cili ka ditur të përshtatet në çdo situatë.

 Si ‘’ Djajtë e Kuq ‘’, ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ apo ‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë ekipe tejet cilësorë në aspektin sportiv dhe potentë në atë ekonomik, fakt që nënkupton se karriera e Etta Eyong mund të ndryshojë shumë shpejt.

4 gola dhe 3 asiste në 7 sfidat e deritanishme numëron nxënësi i Julian Caleros, tejet i frikshëm për rivalët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy