
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dëshiron që në stolin e PSG, të ulet ish-trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane.
Ky i fundit është pa kontratë dhe kohët e fundit është përfolur për një interesim të PSG, për të pasuar Pochettinon, i cili pritet të shkarkohet.
Në një intervistë të dhënë për “RMC Sport”, duke iu referuara zërave se Zidane, mund të ulët në stolin e PSG, Macron është shprehur se dëshiron që tekniku 49-vjeçar të rikthehet në Francë.
Jo, nuk kam folur me Zidanen, por kam admirim të madh për të, si lojtar dhe trajner. Ai fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, gjë që ne duam për klubet tona. Unë dua që ai të kthehet për të promovuar Francën. Shpresoj, për ndikimin në ligën franceze dhe për Francën, që Zidane të kthehet dhe të drejtojë një klub të madh francez, do të ishte mirë.
Roli im është të them se Franca është një komb i madh për sportin dhe futbollin, se ka njerëz të mëdhenj që e duan këtë sport. Është e rëndësishme për ne që të vijnë lojtarët më të mirë që kemi stërvitur, të cilët ndonjëherë kanë shkëlqyer në nivel ndërkombëtar.
Pak kohë më parë, Macron foli edhe për situatën e Kylian Mbappe, të cilin e këshilloi të qëndronte te Paris Saint-Germain.



