Barazimi me Laçin, Deliallisi: Prisja më shumë në këtë ndeshje

Barazimi me Laçin, Deliallisi: Prisja më shumë në këtë ndeshje

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas barazimit me Laçin.

Deliallisi deklaroi se në pjesën e dytë ndryshoi skemën, ndërsa tha se priste më shumë nga ekipi në këtë takim.

Në momentin që nuk shënon, ndeshja mund të marrë rrjedhë tjetër, Kur e nis me agresivitet dhe krijon raste flagrante, duhet të shënojmë. Loja ra në ritëm, sulm Laç, sulm ne. Në pjesën e parë kundërshtari ishte më mirë se ne.

Në të dytën ndryshova sistemin. Edhe pas daljen me karton të kuq, nuk kishim qartësi dhe besimin e duhur, për të goditur Laçin dhe për të fituar ndeshjen. Nëse do shënonim, do ishte histori tjetër. Prisja më shumë nga kjo ndeshje. Intensiteti më shqetësoi në minutat e fundit.

Sulmuesin e kam nga data 1 dhjetor. Ka 6 muaj, që nuk ka ritmin e ndeshjes., E sakrifikova më shumë sesa duhet. Ishte planifikuar për 55-60 minuta. Rastet i dolën dhe mund të kishte bërë më mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy