
Dy sezonet tek Borussia Dortmundi po konfirmojnë se Serhou Guirassy mbetet një ndër më të rrezikshmit në kontinentin e vjetër.
29 vjeçari ka spikatur tek ‘’ Verdhezinjtë ‘’, për të cilin po lufton prej kohësh Barcelona.
Mirëpo së fundmi disa klube në Arabinë Saudite kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit, të cilët botërisht njihen për ofertat astronomike.
Pikërisht ky fakt mund ta ndryshojë automatikisht rrjedhën e ngjarjes, duke patur parasysh se edhe në aspektin sportiv gjatë viteve të fundit ky kampionat ka patur rritje.
Jo më kot yje të futbollit botëror si Cristiano Ronaldo, Sadio Mane e shumë të tjerë kanë vendosur të provojnë veten në Arabinë Saudite, aty ku oferat janë të parezistueshme.
Drejtuesit e gjermanëve janë të ndërgjegjshëm se përpara një shifre tunduese do të jetë gati e pamundur të sigurojnë qëndrimin e ishi-t të Kolnit në ‘’ Signal Iduna Park ‘’, edhe pse s’duhet anashkaluar edhe ndonjë ofertë e mundshme nga një ekip elite në Europë.
Bëhet fjalë për një lojtar tejet ambicioz, një siklet për çdo rival, i cili sezonin e parë me ekipin nga Ruhr e përfundoi me 38 gola në 50 sfida.
Mirëpo, disa specialistë konsiderojnë se një aventurë në Arabinë Saudite duke iu referuar cilësive të Serhou Guirassy-t do të rezultonte me sukses, i cili besohet se do të jetë një ndër protagonistët e merkatos dimërore.



