Alexis Sanchez është rikthyer te Udinese në Itali, skuadër ku ka pasur edhe shkëlqimin e tij si futbollist.
Sulmuesi u largua nga Interi dhe nuk ka vonuar për të gjetur skuadrën e re.
Sanchez rikthehet te Udinese pas plot 13 viteve, ndërsa ka firmosur kontratën për dy vitet e ardhshme.
Nga viti 2006 deri në vitin 2011, kiliani veshi ngjyrat e friulanëve, ku formoi një dyshe të zjarrtë me Antonio Di Natale, duke përfunduar në vendin e 4-t në Serinë A në 2010-2011, për tu transferuar më pas te Barcelona.



