Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli në konferencë për shtyp, pas humbjes minimale ndaj Suedisë në miqësore.
Silvinjo deklaroi se ishin dy miqësore të vështira, të cilat u zgjodhën qëllimisht.
Tekniku kuqezi, deklaroi se me paraqitjen ndaj Kilit nuk është i lumtur, por me Suedinë, skuadra bëri shumë mirë.
Kemi bërë një rrugëtim, të shkëlqyer deri këtu. Ishin dy miqësore shumë të vështira. I kishim kërkuar vetë që të luanim ndaj këtyre rivalëve. Mund të kishim luajtur në shtëpi me dy rivalë të lehtë dhe të fitonim, por nuk e dinim sa do na vlente. Jam i trishtuar për të dyja rezultatet.
Me Kilin nuk jam i kënaqur me lojën, por me Suedinë bëmë mirë dhe nuk meritonim të humbisnim. Sot bëmë një test të mirë. E kam thënë, që skuadra nuk është gati për 5-6 ndryshime në formacion. Jam krenar për djemtë dhe për paraqitjen e bërë. Të gjithë bënë paraqitje të mirë, dua të veçoj Mitajn. Ishte ndeshje shume e mirë për të. Ishte në nivel shumë të lartë.
Nuk donim dy miqësore për të fituar, por për të testuar lojtarët. Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por me atë që ekipi tregoi ndaj Suedisë.



