
Sulmuesi Mario Mandzukic ka arritur lënien pas të eksperiencës me Al Duhail të Katarit dhe tek Milani po shijon një rini të dytë . Kalimi në ‘’ San Siro ‘’ ia ka rikthyer buzëqeshjen kroatit dhe tashmë ndërmjet palëve kanë startuar negociatat për rinovimin e kontratës edhe për një sezon .
Një fakt interesant i publikuar nga ‘’ La Gazzeta Dello Sport ‘’ është se drejtuesit kuqezinj do të jenë në gatishmëri të plotë për ta çuar këtë çështje deri në fund në rast se Mario Mandzukic do të shënojë 5 gola në pjesën e mbetur të sezonit që në njëfarë mënyre tingëllon si një motiv i veçantë për të dhënë më të mirën në fushën e lojës . Dëmtimet e njëpasnjëshme dhe minutat e reduktuara nuk kanë lënë vënd për të shfaqur potencialin e vërtetë por parashikohet se eksperienca e madhe e tij nuk do ta lërë në baltë .
Në rastin e mospërmbushjes së kësaj kërkese e ardhmja e lojtarit të lindur në Slavonski Brod do të vihej në pikpyetje sepse 35 vitet mbi supe dhe dëmtimet e pësuara nuk i garantojnë shumë pretendentë sulmuesit shtatlartë . Opsioni më i vlefshëm momentalisht për të është dhënia e 100 % në ndeshjet e mbetura për ti krijuar bindjen drejtuesve kuqezi dhe sidomos numrit një të pankinës Stefano Pioli se nuk kanë gabuar me transferimin e tij në Milano gjatë janarit të kaluar .
Pozicioni aktual në i gjigandevë të Serisë A në tabelë konceptohet si një motiv më tepër për Mario Mandzukic sepse i siguron pjesmarrjen në kompeticionin e Uefa Champions Leagues sezonin vijues i cili mbetet një ndër preferencat kryesore për lojtarë të niveleve të tilla . Eksperienca e akumuluar në të kaluarën do të jetë një ndihmë e mjaftueshme për Milanin për të përballuar me sukses luftën në tre fronte gjatë sezonit pasardhës me objektivin e qartë të ripozicionimit në vendin e merituar.



