Real Madrid synon Pedro Porro

Real Madrid synon Pedro Porro

Funskionimi i dobët i repartit mbrojtës tek Real Madridi duket se e ka mbushur kupën . Dëmtimet e njëpasnjëshme të Alvaro Odriozolas dhe Dani Carvajal e kanë detyruar Zinedine Zidane i cili ka tentuar ti evitojë problemet me elementë që nuk i korrespondojnë atij pozicioni. Një situatë e tillë qartësisht me kalimin e kohës nuk ka marrë rrjedhën e duhur dhe nuk i ka përmbushur pritshmëritë e teknikut francez duke e bërë të reflektojë në lidhje me këtë aspekt . Së fundmi ‘’ Zizou ‘’ ka analizuar në mënyrë të detajuar progresin e një elementi që mund ti rezultojë shumë efektiv në të ardhmen . Flitet për Pedro Porro-n që aktivizohet në rradhët e Sportingut të Lisbonës por është në pronësi të Manchester City-t. Bardhekaltërit e vlerësojnë shumë kontributin e spanjollit dhe kanë hedhur hapa të suksesshëm drejt të ardhmes së tij në ‘’ Etihad Stadium ‘’ dhe kanë menduar të ofrojnë 8.5 milionë euro për të blerë kartonin e tij . Nga ana tjetër kryeqytetasit ndihen të zhgënjyer nga Alvaro Odriozola për të cilin nuk kanë të mbaruar dëmtimet dhe sipas ‘’ Mundodeportivos ‘’ direktiva e spanjollëve kërkon ti vërë pikën kësaj historie zhgënjyese duke e transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ . Përfshirja e 21 vjeçarit do të krijonte një siguri totale në rast mungesë të Dani Carvajal dhe do ti jepte freskinë e duhur krahut të djathtë të mbrojtjes madrilene . Në të kaluarën ‘’ The Citiziens ‘’ derdhën në arkat e Gironës shumën e 12 milionë eurove për ta transferuar në Premier League dhe në mënyrë të menjëhershme e huazuan tek Real Valladolid dhe më pas tek Sportingu Lisbonës për ti krijuar mundësinë e progresit të dëshiruar . Rendimenti i lojtarit të lindur në Badajoz automatikisht e ka amplifikuar listën e alternativave të ‘’ Los Merengues ‘’ të cilët do të përveshin mëngët për ta bërë pjesë të tyre gjatë merkatos së verës , operacion që nuk shkon më tepër se 20 milionë euro. Ideja se mund të bëhet pjesë e ‘’ Galaktikëve “ me siguri do ti krijojë një ndjesi ndryshe Pedro Porros sepse do të theksonte hedhjen e një hapi të rëndësishëm në karrierën e tij . Transferimi në Portugali ka hapur një dritare të re për talentin e ardhshëm të ‘’ La Furia Rojas ‘’ sepse niveli i mrekullueshëm i shfaqur në fushën e lojës dhe 4 golat e shënuar kanë justifikuar ashtu siç duhet besimin e trainerit të Sportingut Ruben Amorim i cili e ka aktivizuar në 30 ndeshje gjatë këtij sezoni. Me 21 vite mbi supe dhe me një kurrikulum të tillë e ardhmja me siguri do t’ia shtojë pretendentët Pedro Porros për të iniciuar një tjetër aventurë në kontinentin e vjetër dhe në rastin konkret Real Madridi do të ketë shumë punë përpara për të bindur anglezët sepse nëse e përfundojnë me sukses këtë operacion bardhekaltërit do të fuqizonin një ndër kundërshtarët më të fortë të Uefa Champions Leagues dhe gjithashtu do të humbnin pikë të vlefshme me largimin e mundshëm të tij nga Premier League .
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy