Xhixho: Tiranës duhet t’i dhembë humbja, Partizani tregoi impenjim maksimal

Xhixho: Tiranës duhet t’i dhembë humbja, Partizani tregoi impenjim maksimal

Gazetari Pano Xhixho, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, humbjen e Tiranës dhe fitoren e Partizanit.

Sipas tij, Tiranës duhet t’i dhembë humbja me Teutën. Në lidhje me fitoren e Partizanit ndaj Kukësit, Xhixho deklaroi se kishte një impenjim maksimal nga të kuqtë dhe treguan një lojë shumë të mirë.

Nëse shikojmë kampionatin, një Teuta-Tirana, është gjithnjë në favor të durrsakëve. Edhe ndeshja e parë në Durrës, ishin disa lojtarë që rrezikonin derbin dhe atëherë u tha se mosimpenjimi i lojtarëve, bëri që Teuta të fitonte ndeshjen. Në sfidën e radhës, Teuta fitoi me Tiranën në "Air Albania” me një lojtar më pak.

Tiranës duhet t’i dhembë humbja. Nuk është e lehtë, t’ia përmbysësh Tiranës rezultatin. Kjo është ajo që duhet t’i sqarojë te Tirana.

Partizani e nisi me malore sa i përket rezultatit, sepse nga loja e nisi shumë mirë. Partizani po luan me një skemë dhe me të njëjtët lojtarë për ndeshje me radhë, diçka që nuk ndodhte këtë kampionat. Mendoj se Partizani e vazhdoi lojën, ashtu si e nisi. Kohët e fundit po duket Da Silva, si lojtari që shënon.

U duk një impenjim maksimal i të kuqve. Nuk e pashë skuadrën në panik. Ndërrimet i japin një tjetër freskim skuadrës. Duke qenë se të dyja ndeshjet ishin në të njëjtin orar, kishte ndryshim emocionesh. Megjithatë Partizani duhet ta dijë që është Tirana e para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy