Juventusi, ofertë për Lucas Vazquez

Juventusi, ofertë për Lucas Vazquez

Duke qenë se reparti mbrojtës në sezonin e lënë pas ka rezultuar jo në nivelin e pritur, drejtuesit e Juventusit nuk kanë preferuar të humbasin kohë dhe janë hedhur në sulm për Lucas Vazquez.

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ realizoi një sezon shumë larg pritshmërive , skuadër e cila do të performojë në Conference League në vijuesin  dhe spanjolli e ka bindur Massimilliano Allegrin se duhet të jetë një ndër lojtarët të cilët duhet të transferohen në ‘’ Allianz Stadium ‘’ gjatë verës.

Përshtatja si ekstrem dhe mbrojtës i djathtë e shëndërrojnë në një element për tu marrë në konsideratë dhe traineri italian i vlerëson aftësitë e 31 vjeçarit, i cili mund ti japë fund problemeve në këtë repart.

Sipas informacioneve të fundit , bardhezinjë janë të gatshëm të ofrojnë 7 milionë euro për Lucas Vazquez, i cili me Real Madridin e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2025-sës .

Sigurisht kalimi tek torinezët do të ishte fillimi i një eksperience të re tek një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës , tek një ekip i cili ndër vite ka qenë pretendent kryesor për fitimin e trofeve , sidomos në Itali por së fundmi ka rrëshkitur paksa dhe do të tentojë me çdo kusht të rikthehet në majë  në çdo kompeticion pjesëmarrës .  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy