
Tre skuadrat e Kategorisë Superiore kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm për turin e parë të Ligës së Konferencës. Shorti do të hidhet ditën e nesërme duke filluar nga ora 13:00, me Partizanin që mund të përballet me skuadrën kosovare të Llapit. Gjithashtu 3 rivalët e mundshëm për të kuqtë janë edhe Sfintul George nga Moldavia, Dinamo Batumi nga Gjeorgjia dhe armenët e Urartu.
Për sa i përket Laçit, kurbinasit mund të vendosen përballë armenëve të Noah, moldavëve të Milsami Orhei, malazezëve të Podgorica dhe gjeorgjianëve të Dila Gori. Rivalët e mundshëm të Vllaznisë janë: Fehervar nga Hungaria, Sutjeska nga Mali i Zi, Petrokub nga Moldavia dhe Shiroki Brijeg nga Bosnja.



