U transferua te Partizani një vit më parë, Skënderbeu tenton rikthimin e Mensah

U transferua te Partizani një vit më parë, Skënderbeu tenton rikthimin e Mensah

Alferd Mensah u transferua te Partizani një vit me parë, me kryeqytetasit që paguan 50 mijë euro për të blerë kartonin e sulmuesit nga Skënderbeu. Megjithatë në sezonin e ri, lojtarin mund ta shohim sërish si pjesë te korçarëve. Mësohet se drejtuesit e Skënderbeut, janë në bisedime me Partizanin, për rikthimin e Mensah. Bardhekuqtë shpresojnë të mbyllin një marrëveshje, por kjo mund të ndodhë pas kupave të Europës, pasi te Partizani nuk duan ta largojnë sulmuesin, para ndeshjeve në Europë. Edhe Mensah do i pëlqente një rikthim në Korçë, pasi te Partizani hapësirat për të kanë qenë të pakta dhe nuk shihet si titullar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy