
Drejtori sportiv Luis Campos ka filluar të analizojë emrat që mund ti bashkohen Paris St Germain në sezonin vijues.
Ndër të preferuarit e portugezit është Sergej Milinkovic Savic i cili kërkon të shtojë cilësinë tek ‘’ Les Pariziens ‘’.
Transferimet e Vitinhas , Carlos Soler dhe Fabian Ruiz e kanë shtuar urinë e kryeqytetasve , të cilët prej shumë vitesh tashmë dominojne në Ligue 1 por i ka mbetur peng fitimi i Champions Leagues , kompeticion të cilin shpresojnë ta fitojnë një ditë .
Thuhet se Nasser Al Khelaifi do të ofrojë 80 milionë euro për serbin por dihet tashmë se peticioni i Claudio Lotittos për yllin e mesfushës është 100 milionë euro .
Lacialët janë me fat për faktin e të paturit në ekip një lojtar si 27 vjeçari për të cilin lufton edhe Real Madridi me Milanin.
Sigurisht një transferim në ‘’ Parque de Prince ‘’ do të shoqërohej me një rritje të konsiderueshme të pagës dhe gjithashtu do të gjente një ambjent kampionësh, me lojtarë si Messi, Mbappe apo Neymar Junior , treshja magjike e kuq e bluve.
Interesi i Paris St Germain nxjerr në pah punën e bërë tek kryeqytetasit gjatë 8 sezoneve dhe nëse do të lërë ‘’ Olimpicon ‘’ për francezët pa dyshim do t’iu afrohej trofeve të rëndësishëm, si përshembull Ligue 1 apo Kupa e Francës të cilat as që nuk janë diskutuar për vite me rradhë nga ky ekip, pa mënjanuar as Champions Leaguen.



