Largimi i Di Biagio, Xhixho: Një tufë rrogëtarësh, më keq se Dinamo e Shkëmbit

Largimi i Di Biagio, Xhixho: Një tufë rrogëtarësh, më keq se Dinamo e Shkëmbit

Gazetari Pano Xhixho, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për largimin e trajnerit Luigi Di Biagio nga drejtimi i Dinamos.

Sipas tij, ndoshta ky ishte veprimi më i duhur që trajneri ka bërë në këto 9 javë.

Xhixho nuk u kursye as ndaj lojtarëve, të cilët i quajti një tufë rrogëtarësh, ndërsa shtoi se ky ekip ka bërë më keq se Dinamo e dy viteve më parë, kur drejtohej nga Bledi Shkëmbi.

Di Biagio ndoshta bëri veprimin më të duhur në këto 9 javë. Dinamo nuk kishte karakter, këtë e ndërton trajneri. Ndeshje si e sotmja, që ishte në avantazh dhe humbi, apo edhe ndeshjet më parë, treguan se skuadra nuk e ndjek trajnerin. Të marrësh kaq pak pikë, do të thotë që nuk e njeh realitetin shqiptar dhe nuk bën për këtë skuadër.

I vetmi që mund të ketë qarë në humbjen e sotme, është presidenti Bardhi. Të gjithë më duken, e rëndë ta thuash mercenarë, por një tufë rrogëtarësh. Më duket një situatë shumë e rëndë. Në këto kushte, trajneri është ai që duhet të largohej. Është një fazë e parë shumë më e dobët se ajo Dinamo e Shkëmbit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy