Cristiano Ronaldo drejt MLS

Cristiano Ronaldo drejt MLS

 E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet një ndër çështjet më të rëndësishme të merkatos .

Portugezi po kërkon një destinacion për të vijuar karrierën dhe përveç një rikthimi të mundshëm në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ flitet edhe për Major League Soccer.

Sipas ‘ Daily Mail ‘ kontaktet e para kanë filluar me agjentin dhe njëkohësisht bashkombasin Jorge Mendes dhe është Inter Miami i David Beckhamit që po tenton të pasurojë organikën me pesë herë fituesin e ‘’ Topit të Artë ‘’.

Transferimi i sulmuesit sigurisht do ti shtonte të ardhurat për amerikanët , sidomos me anë të sponsorve të shumtë dhe ky kampionat  do të fitonte më tepër rëndësi.

Megjithatë, e kaluara brilante e 37 vjeçarit kurrsesi s’mund të harrohet por duket se objektivi kryesor i tij është të veshë edhe njëherë bluzën e Real Madridit për të luftuar më pas për fitimin e Champions Leagues, kompeticioni i preferuar i ishi-t të Sporting Lisbonës.

S’duhet përjashtuar as interesi i disa klubeve nga Arabia Saudite dhe gjithashtu i Newcastle United,  ekipi më i pasur i botës aktualisht.

Konsiderohet ende herët për të përcaktuar destinacionin final të golashënuesit nga Madeira, i cili momentalisht është i fokusuar tek Botërori i Katarit dhe në ndeshjen e djeshme kundër Ganës tregoi potencialin duke zhbllokuar rezultatin me një gol të shënuar me penallti.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy