U hodh ditën e sotme shorti për fazën e 1/8-ve në Conference League, finalja e të cilit do të mbahet në Tiranë më 28 maj dhe goglat u zgjodhën nga ish-lojtari i Shqipërisë, Altin Lala.
Roma kishte fat, teksa u vendos përballë holandezëve të Vitesse. Përballje interesante do të jetë ajo mes Marseille dhe Basel, dy skuadra që duan me çdo kusht kualifikimin.
Interesante është edhe sfida Leicester-Rennes, apo edhe PAOK-Gent.
Përballjet e 1/8 të Conference League:
Marseille-Basel
Leicester-Rennes
PAOK-Gent
Vitesse-Roma
PSV-FC Copenhagen
Slavia Prague-Lask Linz
Bodo Glimt-AZ Alkmar
Partizani Beograd-Feyenoord



