
Berat Gjimshiti do të jetë mungesa e madhe për Shqipërinë, në ndeshjen e kualifikueseve të Europianit ndaj Polonisë më 27 mars.
Mbrojtësi u dëmtua në ndeshjen e fundit të Atalantës dhe ekzaminimet kanë zbuluar se do të mungojë për të paktën dy javë.
Në këtë situatë, lojtari nuk do të grumbullohet me Shqipërinë. Një mungesë e rëndësishme për kuqezinjtë në debutimin e trajnerit Sylvinho, pasi Gjimshiti ka qenë titullar i padiskutueshëm në vitet e fundit.



